Monday, 11. May 2026
Sport

Mark Kukureja mban premtimin pas triumfit në Europian, shikoni çfarë u bën flokëve

GS 19/07/2024 1 Min. Lesezeit

 Mbrojtësi i kombëtares së Spanjës, Mark Kukureja, i ka bërë flokët të kuqe. Kjo erdhi për shkak të një premtimi që e bëri futbollisti para finales së Euros 2024 ndaj Anglisë, ku iberikët triumfuan me rezultatin 2-1. 

kukureja

Ishte gruaja e tij ajo që e zbuloi premtimin e mbrojtësit të Çelsit që nëse triumfon në finalen e Europianit do t’i bënte flokët të kuqe dhe kështu ndodhi. 

 kukurejaaa

Sot, në rrjetet sociale Kukureja ka publikuar foto ku shihet me flokët e tij të kuqe.  Kujtojmë se mbrojtësi spanjoll është me pushime dhe pas disa ditësh do të rikthehet te Çelsi.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: