Që në mëngjesin e djeshëm, Mark Markez e bëri të qartë se Aragoni është territori i tij në Moto GP.
Spanjolli dominoi seancat e para të provave të lira, pothuajse me një sekondë përpara ndjekësve të tij.
Por situata nuk ndryshoi as pasdite në parakualifikuese, me pilotin e Dukatit që tregoi përsëri muskujt. Ritmi i Mark Markezit ishte i pakrahasueshëm me askënd edhe kur erdhi momenti për të gjetur xhiron e përsosur.
Mark e ndali kronometrin në kohën 1:46.397, duke fiksuar rezultatin më të mirë, ndërsa këtë kohë e më të pabesueshme edhe fakti që u arrit në tentativën e parë xhiron më të shpejtë gjatë të gjithë seancës. Shumë u përpoqën t’i afroheshin nivelit të liderit të Kampionatit Botëror me një seancë tjetër me goma të freskëta, por Markez ishte thjesht i pa arritshëm. Vëllai i tij, Aleks, ishte ai që iu afrua më shumë, me dy të dhjetat, duke u klasifikuar i dytë në parakualifikuese.
Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Maverik Vinjales, i cili përfundoi më shumë se gjysmë sekonde prapa. Françesko Banjaja u pa në vështirësi edhe në Aragon, një pistë jo e keqe për të, por italiani nuk mund t’u afrohej kohërave të shokut të tij të skuadrës. Peko nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë, pothuajse tetë të dhjetat pas Markezit. Joan Mir ishte surpriza e madhe e parakualifikueseve. Piloti nga Majorka përfundoi i katërti në Hondan, ndjekur nga Pedro Akosta dhe Johan Zarko.
Duke u kthyer te protagonist krysor i ditës së djeshme në Aragon, Mark Markez u shpreh kështu në përfundim të parakualifikueseve: “Ndihem shumë mirë këtu. Në parakualifikuese pata pak më shumë vështirësi BOTËRORI 2025 për shkak të erës, që më pengoi në kthesat djathtas.
Sidoqoftë, punuam mirë, deri tani gjithçka është perfekte. Sekreti im? Epo, në kthesat nëntë dhe dhjetë dhe pastaj në dy të fundit ndihem shumë mirë”, tha ndër të tjera lideri i kampionatit.
Fundjava e Çmimit të Madh të Aragonit në Spanjë do të vijojë sot me provat e lira në orën 10:05, për të vazhduar më pas në orën 10:45 me kualifikueset, ndërsa më tej në orën 14:55 do të nisë gara Sprint. Çmimi i Madh i Aragonit do të startojë të dielën në orën 14:00.