Tani nuk është më vetëm djali i, por thjesht i Markus Turam. Sulmuesi zikaltër tashmë ka fituar një emër, madje edhe një mbiemër, duke u distancuar nga babai i tij Lilian. Me gola dhe asiste. Ende nuk mjafton, sipas tij. Dhe kështu 26-vjeçari, duke folur për gazetën “Le Monde”, vendos një objektiv të ri: “Dua të jem një lojtar prej 20 golash dhe 20 asistesh në sezon”.
SHIJIM – “Pata fatin që adoptova shpejt nga tifozët e Interit. Të dëgjosh emrin tënd të këndohet nga 75 mijë njerëz në stadium është dehëse, dhe kur e do atë që bën dhe ke një pasion të madh sa i imi, nuk mund të mos e vlerësosh”. Pas titullit kampion me Interin, numri 9 i Interit sheh me ambicie edhe Kampionatin Europian. “Në këndvështrimin tim, po kaloj periudhën më të mirë të karrierës duke treguar se di të përmirësohem çdo vit, nga pikëpamja taktike, e lojës dhe statistikore, që është edhe ajo që bie më tepër në sy”.
SHEMBULL- Ashtu siç i shkon për shtat familje Turam, edhe Markusi nuk është i kënaqur. Ai ka një vizion për të ardhmen dhe nuk ngurron ta shprehë: “Dua të bëj diferencën në ndeshjet e mëdha edhe me kombëtaren”. Por jo më si anësor. Të paktën ky është mendimi taktik që ka për veten kur shpjegon se: “Roli i anësorit i përket së shkuarës, sot jam një ‘pykë’ e mirëfilltë”. E nuk ka si të mos t’i japim të drejtë, fundja në sezonin e fundit ishte autor i 15 golave dhe 14 asistimeve. Siç thamë nuk kënaqet. Turam ngre stekën duke vendosur synime të reja: “Jam konkurrues, aspiroj versionin më të mirë të vetes. Mendoj se mund të bëhem një nga lojtarët më të kompletuar në botë. Dëshmova se mund të bëja gjëra të mëdha dhe imagjinoj se mund të arrij 20 gola dhe 20 asistime në një sezon”. Dhe rruga është e duhura, sidomos pas eksperiencës së Kupës së Botës në Katar.
Nën ndikimin e kulturës së punës dhe eduktatës taktike të marrë në vitin e fundit në Serinë A, ai duket gati për horizonte të reja me një status të ri. “Më parë njerëzit më njihnin si djalin e Thuramit. Sot jam mbi të gjitha Markus Turam. Pa i mohuar asgjë babait tim që ka 142 ndeshje për kombëtaren që askush nuk do t’ia heqë”. Lilian, si ish-qendërmbrojtës, fitoi edhe një Botëror dhe një Kampionat Europian, kështu që në çdo rast mbetet një shembull i mirë për t’u ndjekur. Dhe diçka të tillë, askush nuk mund ta dijë më mirë se 26-vjeçari që u shpall kampion me Interin.
PANORAMASPORT.AL