Kombëtarja e Marokut ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes që e luan sot kundër Francës, në kuadër të çerekfinales të Kupës së Botës.
Shënuesi më i mirë i ekipit, Ismael Saibari, pavarësisht parashikimeve, nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen çerekfinales, e cila do të luhet sonte nga ora 22:00 në Boston.
Saibari, shënuesi i tre golave për Marokun në Kupën e Botës, u lëndua në ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Kanadasë, por kampi i Marokut shpresonte se ai do të shërohej deri para duelit me Francën.
Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe këtë e konfirmoi shkurtimisht trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi.
“Saibari nuk do të luajë sot, shpresoj se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme”, tha Ouahbi duke shpresuar në kualifikimin e Marokut në gjysmëfinale.
Fituesi i ndeshjes Franca – Maroku, do të avancojë në gjysmëfinale, fazë në të cilën do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale ndërmjet Spanjës dhe Belgjikës.