• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marota: Duam titullin, por nuk bëjmë afrime në merkato. Donaruma dhe Verrati? Folëm me trajnerin dhe…

02/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhuzepe Marota, mes aspiratave të Interit në kampionat dhe atyre të merkatos, e gjen veten të analizojë një situatë ku në fillim të sezonit shpresonte të ishte. Interi mbetet favorit për titull dhe presidenti nuk bën asgjë për ta fshehur ambicien zikaltër.

marota

A ishte Fiorentina një ndeshje për titull?
Për titull ndoshta jo, por besoj se në fund dalin në pah vlerat e dy skuadrave. Pikat janë gjithmonë thelbësore, për ne të tilla ndeshje janë si prova për të matur veten me një ekip që ka ecuri mirë dhe me meritë. Të tilla sfida na ndihmojë të kuptojmë se ku jemi dhe ku mund të arrijmë, edhe nëse këtë të diel po vuajmë nga lëndime të mëdha.

Profile të rëndësishëm si Donarmma dhe Verrati këtë javë janë përfolur për Interin. A është fantazi të mendosh emra të tillë?
Tani është zakon që klubet e mëdha të lidhen me lojtarë të mëdhenj që mund të lirohen në fund të sezonit, por për momentin skuadra është konkurruese dhe përmbush objektivat tona. Kemi folur me trajnerin e nuk jemi të shqetësuar se duhet të mbushim ndonjë boshllëk. Megjithatë, është normale që aktiviteti ynë, veçanërisht ai i Auzilios dhe Baçinit, është të eksplorojmë gjithmonë hipoteza merkatoje që mund të jenë të përshtatshme për modelin e Interit.

Pra ka diçka konkrete?
Mënyra se si ne lëvizim bëhet edhe në skuadrat e tjera, por nga këtu e deri në faktin se po negociojmë diçka sigurisht që ka shumë hendek.

E pranoni rolin e favoritit apo thoni që këtë përgjegjësi duhet ta marrë edhe Napoli?
Unë përfaqësoj një klub të madh dhe jemi kampionë në fuqi, kështu që është normale që jemi favoritë. Jemi të vetëdijshëm që jemi, por ka kundërshtarë të ashpër si Napoli, të cilët e meritojnë vendin e parë. Në fakt ka disa skuadra që mund të aspirojnë titullin. Do të përpiqemi ta arrijmë ose të paktën të luftojmë deri në fund.

Inzagi tha se qasja është thelbësore, por Interi ka pasur gjithmonë qasjen e duhur në ndeshje të rëndësishme.
Jam dakord. Kundërshtari e meriton renditjen, rezultat i paraqitjeve optimale të ofruara. Në Firence skuadra vendëse është gjithmonë shumë e vendosur dhe ne si Interi kemi vuajtur gjithmonë. Këtë vit skuadra është më e fortë, është e qartë se hyjmë në çdo ndeshje shumë të motivuar.

Një koment për përjashtimin e Lautaro nga çmimet “FIFA The Best”?
Ka hidhërim të madh, Lautaro ka treguar se e meriton të përfshihet. Keqardhja është e jona sepse ai respekton zhgënjimin e lojtarit i cili megjithatë si profesionist mund ta anashkalojë këtë situatë. Ishte e drejtë të shprehej afërsia me kapitenin dhe gjendjen shpirtërore të klubit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Transferimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen ishte afër dështimit derisa ndërhyri një person

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.