Monday, 6. April 2026
Sport

Marota e konfirmon, Interi në bisedime për t’i rinovuar kontratën yllit të skuadrës: Ai e do këtë klub

GS 14/09/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se rinovimet te Interi vazhdojnë, me Xhuzepe Marotën që ka konfirmuar bisedimet me një tjetër yll të skuadrës.

dimarko

Bëhet fjalë për Frederiko Dimarkon, i cili ishte një nga më të mirët në radhët e zikaltërve sezonin e kaluar.

“Dimarko e meriton një kontratë të re, ai e do këtë klub dhe ne do të negociojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh drejtori sportiv i Interit.

Kujtojmë që me zikaltërit rinovuan këtë verë edhe Bastoni, Çalahanoglu e De Vraj.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: