Friday, 10. April 2026
Sport

Marota: Interi ka bërë paraqitje pozitive deri tani, nuk do të marrim askënd për të zëvendësuar Arnautoviçin

GS 28/09/2023 1 Min. Lesezeit

Për “DAZN’ administratori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota, ka pohuar edhe njëherë tjetër se nuk do të ketë një afrim për të zëvendësuar Arnautoviçin e dëmtuar, që pritet të mungojë dy muaj.

marota

“Besoj se jemi ende në një fazë ndërmjetëse të kampionatit, vazhdimësia e paraqitjeve pozitive është e rëndësishme. Arnautoviç? Le të shpresojmë që dëmtimi të mos zgjasë shumë, por ne nuk do të marrim askënd. Inzagi është shumë i zoti në gjetjen e një zëvendësuesi në situata emergjente. Ne jemi një skuadër që bazohemi te loja kolektive dhe dimë të kompensojmë mungesat”, ka thënë drejtuesi, duke u ndalur edhe tek operacionet me Sasuolon, Pinamontin dhe Fratezin.

“Shpresoj që si unë dhe Karnevali të kemi përfituar nga këto operacione. Pinamonti dhe Fratezi synojnë të ndikojnë pozitivisht në rrugën e dy skuadrave”, ka përfunduar Marota.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: