Xhuzepe Marota ka qenë protagonist i një sërë intervistash në dy ditët e fundit, ku përveçse ka konfirmuar Simone Inzagin në bankinën zikaltër, ka komentuar edhe fundsezonin e Interit. Me katër ndeshje të mbetura, dy prej të cilave finale, drejtuesi ka kërkuar që gjërat të merren me radhë duke nisur nga sfida e sotme ndaj Fiorentinës.
“Interi e njeh mirë Fiorentinën dhe e kemi parë edhe rrugëtimin e saj deri më tani jo vetëm në Kupë, por në të gjithë sezonin. Është një skuadër që e ka merituar padyshim finalen për atë që ka treguar në fushë.
Janë në rritje dhe kanë një trajner që është pjesë e valës së re të trajnerëve, një teknik shumë i zoti. Mbi të gjitha Italiano ka pas një shoqëri që ka ndërtuar një klub solid dhe jam i sigurt që ajo e nesërmja (sotmja) do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Në fund duam të ngremë trofeun dhe të realizojmë një tjetër objektiv”, u shpreh administratori i deleguar i zikaltërve.
PANORAMASPORT.AL