• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marota “ngrin” Lautaron: Nuk ka arsye pse të… nxitojmë

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bepe Marota është vlerësuar nga rajoni i Lombardisë me çmimin “Rosa Camuna” për arritjet e tij sportive dhe për menaxhimin e shkëlqyer që i ka bërë skuadrës së Interit në arritjen e yllit të dytë në fanellë pas titullit të 20-të në histori.

Marotta-Lautaro-Martinez-LaPresse-tshot.it-28052024

Administratori është shumë i lumtur për këtë fakt dhe ka ndarë emocionet, por mbi të gjitha edhe disa deklarata në lidhje me rinovimin e Lautaros dhe Inzagit.

Më mirë ylli i dytë apo çmimi “La Rosa”?

Të dyja. Mendoj se mund të shkojnë të dyja në simbiozë me njëra-tjetrën. Janë të dyja vlerësime të mëdha falë rezultateve që kam arritur në futboll.

Si ka shkuar takimi me “Oaktree”. Çfarë do t’ju thonit tifozëve?

Ne kemi thënë që pronarët e rinj duan t’i japin vazhdimësi këtij projekti. “Oaktree” është një fond që do të na japë mbështetje dhe stabilitet. Dua thjesht të përçoj optimizmin për të gjithë tifozët.

E merrni parasysh faktin që mund të jeni president i Interit?

Jo, jo. Unë jam drejtues. Është më e mira që detyrën e presidentit ta marrin të tjerët.

Jeni të shqetësuar për çështjen “Lautaro”. Në çfarë pike jemi?

Nuk jam i shqetësuar. Le të themi që këto janë bisedime dhe tratativa që ndodhin shpesh në dinamikën e futbollit në këtë fazë të sezonit. Por ne nisem nga një e dhënë shumë e rëndësishme: Lautaro ka një sens dashurie ndaj fanellës. Nuk duhet të nxitohemi. Gjithçka do ta marrim me qetësi. Sot ka të tjera prioritete siç e dini. Kështu që kjo është problematika e Lautaros nëse doni ta mësoni. Thjesht çështje kohe.

Po për rinovimin e Inzagit, çfarë të rejash kemi?

Edhe për Inzagin vlen i njëjti diskutim. Është një trajner i zoti dhe fitues. Është normale që ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin duke i zgjatur kontratën. Nuk është vetëm për besimin, por edhe ta vëmë në kushtet e duhura për të punuar me qetësi. Cikli i tij mund të vazhdojë akoma gjatë tek Interi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

KF Llapi: Avdyli ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.