Thursday, 12. March 2026
Sport

Marotta për shopping në Camp Nou, Inter transferon yllin e Barcelonës

GS 12/03/2026 1 Min. Lesezeit

Zikaltërit për shopping te Barcelona.

Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Calciomercato, raporton se Interi synon në verë transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo.

Araujo nuk bën pjesë në planet e Flick për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje për një çmim prej 30 milionë eurove.

Zikaltërit synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi për ta transferuar uruguaianin në Milano.

Teilen: