• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marotta: Sommer nuk ka nevojë për këshilla, kritikat janë pjesë e lojës

26/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti dhe administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, foli për ‘Prime Video’ pak minuta para sfidës së Champions League kundër Atletico Madrid. Ai u ndal fillimisht te derbi i fundit:

“Nga derbi duhet të marrim paraqitjen, e cila ishte më shumë se e mirë. Duhet ta përballojmë këtë ndeshje me të njëjtën vendosmëri. Fatkeqësisht, rëndësi ka vetëm rezultati. Atletico ka një mënyrë loje të ngjashme me Milanin, shpresojmë vetëm që rezultati të mos jetë i njëjtë.”

Duke folur për rrugëtimin e klubit, Marotta u shpreh:

“Jemi duke vazhduar në mënyrën më të mirë të mundshme ngjitjen tonë krahasuar me disa vite më parë. Kemi arritur nivele të rëndësishme, edhe pse nuk kemi mundur ende ta fitojmë trofeun. Besoj se është një rrugëtim shumë pozitiv, si në aspektin sportiv, ashtu edhe financiar dhe atë të pasurisë së klubit, sidomos me hapat e parë drejt stadiumit të ri.”

Ndërsa për portierin Yann Sommer, i cili së fundi ka qenë në qendër të kritikave, Marotta mbajti një qëndrim të qartë:

“Sommer nuk ka nevojë për këshilla. Edhe portierët më të mëdhenj kritikohen. Është pjesë e lojës, sepse kur gabon një portier, shpeshherë është gol. Ne kemi maksimumin e vlerësimit për të, është një profesionist i jashtëzakonshëm.”

Në fund, ai theksoi atmosferën brenda klubit:

“Ka qetësi të plotë.”

Next Post

Euroliga në RTSH: Spektakël në Beograd, Crvena Zvezda përmbys Olympiacosin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.