Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Marquez bën ligjin

GS 21/06/2025 1 Min. Lesezeit

Në pistën italiane të Mugello u zhvillua sot gara sprint e radhës e botërorit të MotoGP.

Një garë, që ashtu si të tjerat, u fitua nga piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, që dominoi në pistë.

Sukses që e bën Marquez gjithnjë e më shumë lider të botërorit, shkëputur nga rivalët. Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini, që ndodhet i dyti edhe në klasifimimi n botëror, por 35 pikë pas Marc.

Në vendin e tretë sot u rendit italiani Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, pa mundur dot të duelojë me dy vëllezërit për fitoren. Marc Marquez i kaloi dy rivalët që në xhiron e tretë (11 të tilla) dhe e ruajti kreun deri në fund.

Teilen: