Telenovelës së negociatave mes klubit të Barcelonës dhe firmës së njohur Nike duket se i ka ardhur fundi. RAC1 njoftoi se presidenti i klubit, Joan Laporta, raportoi në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të premten se marrëveshja me kompaninë amerikane është mbyllur, por detajet do të bëhen publike në ditët në vijim.
Kjo është një kontratë strukturore për të ardhmen e klubit që do t’i lejojë Barcelonës të shëndoshë llogaritë e saj dhe të jetë në gjendje të regjistrojë përgjithmonë lojtarë si Dani Olmo apo Pau Víctor në janar.
Barcelona dhe Nike kishin një kontratë deri në vitin 2024 e cila, sipas asaj që mësohet, do të zgjatet edhe dhjetë vite të tjera, pra deri në vitin 2038, me një rritje të ndjeshme të shumës që do të marrë klubi që mund të përmirësohet me 45 milionë euro deri në vitin 2028, krahasuar me marrëveshjen aktuale, në 60 milionë nga sezoni 25-26. Marrëveshja, në total, mund t’i mbushë arkat e Barcelonës me rreth 120 milionë euro në sezon.