• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marrëveshja e “vulosur”/ Bie Arabia, Vinicius te Reali deri në vitin 2030

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vinicius Zhunior, i cili nënshkroi për Realin e Madridit kur ishte vetëm 16 vjeç, me shumë gjasa do të vijojë të qëndrojë gjatë në kryeqytetin spanjoll, sikurse e ka përmendur shpesh në intervistat e tij. Braziliani është një nga ata lojtarë të veçantë, i aftë për të vendosur një ndeshje i vetëm, që për mirë apo për keq nuk lë askënd indiferent. Karakteri i tij e bën atë konkurrues dhe të shquar, por nëse ka një gjë që drejtuesit e Realit e kanë të qartë, është se ish-lojtari i Flamengos është pjesë e trashëgimisë së klubit të bardhë.

vinicius-junior-real-madrid-2024-2025-1728562846-150927

Dhe kjo do të zyrtarizohet shumë shpejt me një kontratë të re, e cila do t’i mundësojë atij të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2030. Gazeta “Marca” ka bërë me dije se është vetëm çështje kohe që sulmuesi të nënshkruajë marrëveshjen e re me klubin e ëndrrave të tij. Me marrëveshjen në pritje të nënshkrimit, e cila do të bëhet në fund të sezonit, të dyja palët (futbollisti dhe drejtuesit) e kuptojnë se sa i rëndësishëm është Vinicius në ekosistemin aktual të Madridit, ndërsa lojtari pranon se vlerat që ofron Reali e tejkalojnë malin e parave që iu premtua atij në Arabinë Saudite.

Çelsi i prishjes me Arabinë Saudite është se Vini e ka kuptuar mirë se ku duhet të jetë dhe se paratë që i ofrohen nga sauditët janë përtej mundësive të Realit të Madridit edhe një situatë normale ekonomike. Edhe klubi, nga ana e tij, është i vetëdijshëm për atë që ka dhe vlerën e tij, por parimi i respektimit të rendit të pagave është mbi çdo vendim. Të gjithë e kanë kuptuar dhe pranuar situatën.

MARRËVESHJA E “VULOSUR” – Marrëveshja mes Realit dhe Viniciusit praktikisht u vulos gjatë takimeve të mbajtura javën e kaluar mes palëve. Para kësaj, vetë lojtari u kishte rrëfyer drejtuesve të Realit se Arabia Saudite ishte diçka e harruar prej tij dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte të vazhdonte të luante në “Bernabeu”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shkëlqen Dardan Berisha, Peja barazon serinë në 1:1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.