Monday, 5. October 2026
Futboll

“Marrëveshja është mbyllur 100%”, vjen lajmi i mirë për Real Madridin dhe tifozët e tij

GS 05/10/2026 1 Min. Lesezeit

Përveç transferimit të emrave “big” dhe të rëndësishëm për projektin e tyre, Real Madrid po punon edhe për disa rinovime po aq të rëndësishme brenda skuadrës.

Rinovimi i parë dhe që tashmë është i kryer është ai i Arda Guler. Fabrizio Romano zbulon se marrëveshja është gati dhe kanë mbetur vetëm procedurat zyrtare dhe njoftimi publik.

Ai konfirmoi se marrëveshja është “mbyllur 100%” dhe klubi pritet të organizojë prezantimin dhe të realizojë fotografitë zyrtare. E njëjta situatë edhe me Thibaut Courtois. Portierit belg i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por ai do të rinovojë edhe për një vit tjetër. Tashmë mund të thuhet me 100% siguri që Courtois do të jetë portieri titullar i Real Madridit edhe për sezonin 2027-2028.

Teilen: