Paris Saint-Germain ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me mbrojtësin ekuadorian, Willian Pacho, i cili pritet të firmosë zyrtarisht në dhjetor 2025, sipas raportimeve të konfirmuara nga Fabrizio Romano.
Pacho, që iu bashkua klubit parizien në fillim të këtij viti, është shndërruar shpejt në një lojtar kyç nën drejtimin e Luis Enrique-s, duke impresionuar me qetësinë, vendosjen taktike dhe sigurinë në mbrojtje.
Bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë zgjatur prej disa javësh, por tashmë të dyja palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare, e cila do të sigurojë që lojtari të mbetet pjesë e PSG-së për shumë vite.
Kontrata e re do të shpërblejë performancat dhe përkushtimin e mbrojtësit 23-vjeçar, duke forcuar më tej bazën mbrojtëse të kampionëve të Europës për sezonet e ardhshme.
Firmosja pritet të realizohet para fundit të vitit 2025, duke konfirmuar që PSG po punon për të mbajtur elementët kryesorë të projektit afatgjatë të Luis Enrique-s.


