Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nesër (e shtunë) do të lansojë Projektin Inovativ “Alley-OOP,” që ka për qëllim të popullarizojë dhe zgjerojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.
Projekti lansohet nga FBK në partneritet me FIBA Evropën.
Projekti do të nisë me shumë entuziazëm në Prishtinë, duke vazhduar me turne në qytetet e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Therandës.
“Alley-OOP” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3×3 në të gjitha qytetet e Kosovës.
Turneu i parë për konkurrencën e meshkujve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të zhvillohet më 19 tetor, nga ora 12:00.
Në këtë turne do të marrin pjesë gjashtë ekipe të ndara në dy grupe, ku më pas zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.
Fituesi në Prishtinë do të fitojë 300 Euro. Shpërblimet e ngjashme do të jenë edhe në qytetet tjera.