Thursday, 26. February 2026
Sport

Marseille festoi mbrëmë 30-vjetorin e suksesit në UEFA Champions League

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Marseille mbrëmë kanë festuar përvjetorin e 30-të të triumfit në Ligën e Kampionëve gjatë vitit 1993.

Me fishekëzjarre me tymuese me gjithçka, mbrëmë qytetit të Marseille i doli “flaka”, shkruan Lajmi.net

  

Skuadra nga Ligue 1 gjatë vitit 1993 në finalen e madhe të UEFA Champions League e kishte mposhtur AC Milanin në stadiumin “Olympiastadion” në Munich me rezultatin minimal 1 me  0.

Golin e vetëm në atë ndeshje e kishte shënuar mbrojtësi, Basile Boli.

Te Marseille në atë kohë luante edhe trajneri i tanishëm i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps dhe emra tjerw tw njohur, si: Marcel Desailly, Alen Boksic, Fabien Barthez dhe Rudi Voller./Lajmi.net

  


Teilen: