Mbrojtësi veteran Marselo, fitoi titullin e Copa Libertadores me klubin e fëmijërisë Fluminense të shtunën. Në një deklaratë për ESPN, braziliani e cilësoi triumfin me klubin brazilian si më të rëndësishëm se sa ai me Real Madridin në Ligën e Kampioneve.
“Real Madridi do ta kuptojë. Është trofeu im më i rëndësishëm në nivel klubi, sepse është klubi që më rriti. Po fitoj një titull shumë të rëndësishëm me klubin tim të preferuar, klubin që më dha të gjitha mjetet për të pasur këtë karrierë që kam, me punonjësit që më panë të rritesha. Nuk ka asgjë më shpërblyese se kaq”, ka thënë Marselo për ESPN.
PANORAMASPORT.AL