Saturday, 21. February 2026
Futboll

Martin Zubimendi hedh poshtë mundësinë e një transferimi tek Real Madrid

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori spanjoll Martin Zubimendi ka deklaruar se është tejet i lumtur tek gjiganti londinez Arsenal.

Zubimendi ka dhënë komente për një transferim tek Real Madrid në verën e ardhshme,duke thënë se një gjë e tillë është e pamundur.

Përndryshe Zubimendi shton se për momentin është i fokusuar tek ekipi londinez,ku synon që të fitoj të gjitha trofetë e mundshme këtë sezon me Arsenalin.

Kujtojmë që Martin Zubimendi është bërë lider kyç në mesfushën e Arsenalit,ku në 32 ndeshje ka shënuar 5 gola e bëri 1 asistim.

Teilen: