• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martinelli flet për largimin e Xhakës

21/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali ka lidership të mjaftueshëm brenda grupit aktual të lojtarëve për sezonin e ardhshëm 2023/24.

Ky është mendimi i sulmuesit anësor, Gabriel Martinelli, i cili ka folur për largimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka që u transferua te Bayer Leverkusen.

Martinelli beson se ka ende shumë lidership brenda dhomës së zhveshjes së Topçinjve, edhe nëse ata kanë humbur një lojtarë me përvojë.

“Graniti është një djalë i mirë, një lojtar i mirë dhe ai ishte një nga kapitenët në ekip”, ka thënë fillimisht Martinelli për gazetarët.

“Por, ne kemi shumë opsione. Ai ishte gjithmonë aty për të më ndihmuar, por ne do të gjejmë dikë tjetër për ta bërë këtë”.

“Sigurisht, ne patëm rastin të themi lamtumirë. Ne folëm në ndeshjen e fundit dhe ai është një djalë i mrekullueshëm dhe shpresoj që të bëjë mirë këtë sezon”.

“I uroj më të mirën atij dhe familjes së tij”, përfundoi sulmuesi brazilian.

Next Post

Sadio Mane pranon të negociojë me Al Nassr, senegalezi mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.