Emiliano ‘Dibu’ Martínez, portieri i kombëtares argjentinase, foli në një konferencë shtypi përpara finales së Kupës së Amerikës kundër Kolumbisë: “Tani ndihem më i kompletuar, më i qetë.
Kam fituar përvojë dhe ndihem gjithmonë i mbështetur nga shokët e mi. Mundohem të përmirësohem dhe të korigjoj veten pas çdo goli të pësuar. Do të jetë finalja e katërt për mua, por jam i emocionuar sikur të ishte e para”.
Si përballeni me finale të tilla?
Për sa më përket mua, fokusohem në 90 minutat.
Pastaj, nëse arrijmë në 120 minuta, do të bëjmë edhe 30 minuta të tjera si në Kupën e Botës, ku vuajtëm dhe luajtëm mirë. Po shkuam te penalltitë është çështje fati. Nëse ka penallti, do mundohem ta bëj punën time sa më mirë.
Çfarë mendoni për penalltitë?
Për mua është 100% çështje fati. Mund t’i studiosh shumë, por jo të gjitha penalltitë janë njësoj. Disa që ishin të kundërta me atë që kisha studiuar, ndonjëherë nuk i kujton pas 120 minutash. Unë kam një trajner të madh portierësh dhe një grup shokësh të cilët më ndihmojnë të marr vendime te penalltitë, në kohën e duhur. Pastaj, varet se si do të jetë ndikimi.
Çfarë momenti është ky në karrierën tënde?
Do ta luaj finalen e katërt në këtë moshë, nuk do ta kisha planifikuar kurrë. Nga mosha 12-vjeçare shkova në stadium të shihja kombëtaren, në moshën 17-vjeçare u transferova në Angli. Ishte më e vështirë nga sa e prisja, por futbolli t’i jep rrugëdaljet. Nuk do ta ndryshoja karrierën time për asgjë. Vajza ime, e cila në edicionin e mëparshëm të Kupës së Amerikës nuk ishte aty, lindja e së cilës më mungoi, këtë herë do të jetë me mua në stadium.