Saturday, 2. May 2026
Sport

​Martinez për asistimin e Ronaldos: Duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit

GS 22/06/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez nuk mundi ta fsheh kënaqësinë e tij për paraqitjen e sotme të Cristiano Ronaldos kundër Turqisë.

Portugalia e mposhti sot 3:0 Turqinë, fitore kjo e cila ia siguroi pozitën e liderit në grup si dhe biletën drejt 1/8-ës së finales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ronaldo asistoi te goli i tretë i Portugalisë, i cili u shënua nga Bruno Fernandes.

E për këtë asistim, trajneri Martinez tha se “duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit”.

“Ne pamë diçka të jashtëzakonshme, për mua. Përballë portierit ia dha Bruno Fernandes. Është një shembull që duhet treguar në çdo akademi në Portugali dhe në botën e futbollit, sepse tregoi se skuadra është gjëja më e rëndësishme”, tha Martinez.

Teilen: