Lisandro Martinez thuhet se do t’i nënshtrohet një operacioni të dytë që mund ta mbajë atë jashtë fushës deri vitin e ardhshëm.
Sipas The Athletic, mbrojtësi argjentinas do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni që pritet ta mbaj jashtë fushës edhe për së paku tre muaj.
Martinez humbi pothuajse dy muaj në sezonin e kaluar pasi iu nënshtrua një operacioni për të rregulluar një thyerje në këmbën e tij të djathtë që pësoi gjatë një ndeshjeje në Europa League kundër Sevillas.
Martinez u kthye në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, por u lëndua përsëri gjatë humbjes 3-1 të United ndaj Arsenalit në shtator.
Edhe pse ai u kthye në aksion kundër Brighton & Hove Albion në Premier League dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ai ende po ka probleme.
Tani ekipi mjekësor i klubit ka vendosur se më së miri do të ishte që ai t’i nënshtrohej një operacioni të dytë për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i mëparshëm.
Erik ten Hag po përballet me një krizë mbrojtëse te United pasi disa lojtarë duke përfshirë mbrojtësit e krahut Tyrell Malacia, Luke Shaw, Aaron Wan-Bissaka dhe Sergio Reguilon janë të lënduar.
Ai është detyruar të përdorë mesfushorin mbrojtës Sofyan Amrabat si një mbrojtës të majtë, me Raphael Varane që luajti së bashku me Victor Lindelof në qendër të mbrojtjes.