• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martini: Barazim i drejtë, ishim nervozë dhe pa arsyetim të saktë

23/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Martini e pranon se skuadra e tij ishte e paqartë në takimin me Bylisin dhe se barazimi ishte rezultati më i drejtë.  

“Barazimi sot ishte më i drejtë. Normalisht mendonim ta fitonim këtë ndeshje, se bëmë ndeshje të mirë me Egnatian, ishte një gjendje psikologjike e mirë, mendonim ta fitonim. Por nuk fitohet para se të fillojë.

Nuk ishim aq agresivë, ata arritën të dilnin me topa të gjatë te Gjata, që na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë ndërrimet nuk na dhanë  freskinë që duhet për të shkuar para portës, nuk ishim të qartë, ishim nervozë, deshëm të fitonim lojën në të gjitha mënyrat. Nuk kishim arsyetim të saktë në lojë, ndaj mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Lodhja: “Po ta shohësh formacionin, janë pothuajse të gjithë lojtarë që kanë bërë të gjithë sezonin ndaj edhe gjendja e tyre nuk është në 100% pasi kanë harxhuar shumë energji. Përqendrimi ishe në një kohë vonesë, na ka rënë agresiviteti që në linjën e parë ndonëse ta kërkonin t’i binin topit direkt. Por edhe më poshtë nuk kishim agresivitet për të marrë topin ndoshta, Me Egnatian luajtëm të tërhequr e funksionoi, edhe pse nuk ishim aq këmbëngulës. I lëshuam terren kundërshtarit në pjesën e dytë duke u tërhequr, edhe besimi e nervoziteti, bëhen të gjitha bashkë e nuk je ku duhet në ndeshje.

 

Rrezikuam të them të drejtën mbrapa, por në minutat e fundit nuk ishim të qartë, nuk kishim besim, nuk kontrolluam topin dhe ajo që është arma jonë kryesore, agresivitetin, nuk e kishim të saktë”, tha Martini pas ndeshjes.

Next Post

“Ylli” portugez besnik ndaj “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes qëndron në “Old Trafford”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.