• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martini pas humbjes: Barazimi ishte rezultati më i drejtë

08/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Edi Martini në prononcimin e dhënë për “MCN” pas humbjes me Erzenin tregoi problemet që ka ekipi i tij. Ai pohoi se barazimi mbase ishte rezultati më i drejtë.

“Nuk ishim të qartë në fazën ofensive nuk e mendoja se do të humbisnim në këtë takim, barazim mbase po. 

Kishim punuar gjatë javës në përvetësimin e goditje standarte, pasi e dinim se kjo ndeshje mund të vendosej nga episodet. Dhe në fund e pësuam nga një gabim, që duhet ta kishim evituar.

Nuk jam i kënaqur me mënyrën si luajtëm sot. Ndryshuam modul loje dhe kemi pak probleme fizike, gjë e cila u pa edhe në këtë takim.

Mendoja të ishim më agresiv, e bëmë në pak momente, por pastaj ra gjendja e ekipit. Kishim rastet, por siç ndodhi edhe momenti pësimit të golit, kundërshtari na zuri në befasi me kundërsulm.

Thjesht mungesë përqendrimi në një episod që vendosi ndeshjen.

Duhet të japim më shumë në pjesën e dytë, pasi niveli ra nga fundi.

Bëmë katër zëvendësime dhe u duk se loja pësoi rritje.  Patëm më shumë freski, por sërish pësum rënie, kjo edhe për shkak se lojtarët që u futën nuk kanë patur minutat  duhura më herët. Kemi shumë për të bërë.

Episodet vendosin dhe ne nuk ishim të qartë, madje edhe të ngadaltë në lojën tonë. Gjithsesi, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes.

Për momentin pikët janë të rëndësishme, pasi ato të japin qetësinë, si në renditje, por edhe gjatë punës stërvitore. Nuk kemi çfarë të bëjmë tani vetëm të shikojmë përpara dhe të përmirësohemi”.

Next Post

Shkëndija nuk ndalet as ndaj Vardar, Struga kalon lehtshëm Sileksi-n

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.