• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mascherano i ri”, “gjigantët” e Evropës të mahnitur nga “shkatërruesi” i Porto

11/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano. Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Deri më tani ka zbritut në fushën plot 39 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë tre asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Next Post

EURO 2024/ “Nuk duhet të kemi frikë”, Duka nga Kaiserau: Në çdo ndeshje do futemi për të fituar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.