Ish-futbollisti i Barcelonës, Javier Mascherano, i cili tani është trajner i kombëtares U20 të Argjentinës, ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij Lionel Messi. Për momentin kampioni i botës luan për Inter Miami.
“Messi kontrollon absolutisht të gjitha veprimet që ndodhin gjatë ndeshjes në fushë
. E konsideroj futbollistin më të madh. Pas të gjitha arritjeve të tij, ai thjesht shijon jetën”, citon Marca fjalët e Mascheranos.
Për dy vitet e fundit, Messi ka luajtur për PSG.
Futbollisti u largua nga klubi këtë verë, duke refuzuar të rinovojë kontratën me skuadrën.
Si lojtar i lirë, Messi iu bashkua Inter Miamit, për të cilin tashmë ka shënuar pesë gola në tre ndeshje.