• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mashtrimi i madh i Florentino Perez për Shqipërinë, presidenti i Realit nuk tregoi të vërtetën me votat e “Topit të Artë”

24/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka mashtruar sot para Asamblesë së klubit madrilen teksa ka përmendur emrin e Shqipërisë në akuzën e tij për mosfitimin e “Topit të Artë” nga Vinicius Junior. Ai akuzoi katër vende se nuk i kishin dhënë vota Viniciusit duke sjellë fitoren e Rodrit.

perez

“Pa impaktin e katër gazetarëve nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Asnjë nga këto vende as nuk e kanë përfshirë Viniciusin as mes 10 më të mirëve, nuk i kanë dhënë as një pikë”, ishin fjalët e Perez duke qeshur para sallës që e duartrokiste.

Një mashtrim i pakuptimtë që konstatohet thjeshtësisht nga lista e votimeve të gazetarëve të ndryshëm në botë. Besnik Dizdari, i cili votonte për Shqipërinë, i ka dhënë 15 pikë Rodrit, 12 pikë Jamal, 10 pikë Karvahal, 8 pikë Bellingam, 7 pikë Rudiger, 5 pikë Haland, 4 pikë Lautaro Martinezit, 3 pikë Viniciusit, 2 pikë Mbape dhe një pikë Xhakës. Qartësisht, duke përfshirë edhe Vinicius mes emrave të përzgjedhur, ku duhet theksuar se 5 nga 10 alternativat e zgjedhura prej tij janë lojtarë të Realit, gjë që tregon se nuk kishte asnjë lloj tendence kundër këtij klubi.

Nuk kuptohet se çfarë ka çuar Perez drejt kësaj gënjeshtre të hapur, pasi rezulton se edhe Uganda i ka dhënë 3 pikë Viniciusit, ndërsa nuk përmendi El Salvadorin që i ka dhënë asnjë pikë, apo edhe Çekinë që i ka dhënë vetëm 2 pikë për sulmuesin brazilian.

VOTIMI I BESNIK DIZDARIT

  1. RODRI
  2. JAMAL
  3. KARVAHAL
  4. BELLINGAM
  5. RUDIGER
  6. HALAND
  7. LAUTARO MARTINEZ
  8. VINICIUS
  9. MBAPE
  10. XHAKA

rtytrytrtryrtrtyrtyrty

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dramë në Southampton, Liverpool fiton me përmbysje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.