Tuesday, 7. April 2026
Sport

Masimiliano Alegri është për rekord Guinness, regjistron statistikë të çuditshme pas rikthimit te Juventusi

GS 16/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kthimi i Masimiliano Alegrit te Juventusi nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm, për faktin se në dy vite bardhezinjtë nuk u shfaqën asnjëherë pretendentë për të fituar titullin kampion. Problemi kryesor i trajnerit ka qenë gjithmonë se nuk ka gjetur formacionin e duhur për skuadrën e tij dhe sot, ka regjistruar një të dhënë mbresëlënëse.

Alegri

Ndeshja ndaj Lacios ishte e 112-a zyrtare për teknikun në stolin e Juventusit që pas rikthimit, ku përfshihen aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Dhe në të 112 ndeshjet, ai nuk ka hedhur kurrë në fushë të njëjtin formacion në dy ndeshje radhazi.

Për një arsye apo një tjetrën, kishte gjithmonë një ndryshim në rreshtimin e skuadrës së tij nga një ndeshje në tjetrën dhe sot për shembull, ishte portieri Sheznji i cili kthehej titullar në krahasim me ndeshjen e kaluar ku në portë ishte Perin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: