Wednesday, 4. March 2026
Sport

Maskota ‘sfidon’ McGregor, ky i fundit e bën për spital

GS 12/06/2023 1 Min. Lesezeit

Maskota e Heat, Burnie, duhej të shkonte në spital pas një grindjeje në mes të lojës me ish-kampionin e UFC Conor McGregor.

McGregor ndoqi ndeshjen e 4 të finaleve të NBA midis Miami Heat dhe Denver Nuggets, ku u grind me maskotën e Heat “Burnie”, duke e lëshuar një grusht me dorën e majtë.

  

Skena kishte për qëllim të ishte një argëtim i këndshëm, por fundi nuk ishte i tillë, transmeton lajmi.net.

Sipas një raporti nga ‘The Athletic’, grushtet e McGregor përfunduan duke e lënduar Burnie deri në atë pikë sa maskota brenda kostumit kërkonte trajtim të vërtetë mjekësor, duke u mbyllur në dhomën e urgjencës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë videon:

  


Teilen: