• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mason Greenwood dhe Akil Gjakova – Gazetari krahason reagimin e Manchester United dhe Federatës së Xhudos të Kosovës kur sportistët e tyre u akuzuan për dhunë

18/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Policia para disa ditëve raportoi se xhudisti i njohur i vendit, Akil Gjakova, është arratisur nga Kosova, pasi që gruaja e tij e denoncoi atë për dhunë.

Reagimet ishin të shumta si nga mediat, por edhe qytetarët që u ndjenë të shokuar nga ky lajm.

Gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku, ka bërë një krahasim mes Akil Gjakovës dhe yllit të Manchester United, Mason Greenwood, që të dy akuzohen për dhunë.

Ai krahasoi ngjarjet që ndodhën në dy shtetet, dhe bëri dallime të dukshme sa i përket çështjes së dhunës.

Në Kosovë, reagimet e qytetarëve ishin të ndryshme disa shprehen zhgënjim, habi ndaj aktit, disa të tjerë e mbështetën. Por ajo çfarë është më shokuese, është deklarata e Federatës së Xhudos në Kosovë, të cilët thanë se besojnë në pafajësinë e Akil Gjakovës.

Gazetari kritikoi këtë reagim të federates, pasi që lajmi është raportuar nga policia, dhe paditësi ka qenë gruaja e tij.

Gazetari më tej tha se “Cancel Culture”, nuk është ende relevante në vendin tonë.

“Cancel Culture” do të thotë reagim nga të gjitha sferat, ku një figure publike, pa marrë parasysh përmasat e tij, refuzohet dhe dënohet për aktet e tilla. /Lajmi.net/

Video:

Next Post

Shifrat e frikshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.