Sunday, 12. April 2026
Sport

Massimiliano Allegri thyen rekord negativ ndaj Udinese

GS 12/04/2026 1 Min. Lesezeit

Humbja e rëndë 0-3 e Milanit kundër Udineses në San Siro shënon një rekord negativ për Massimiliano Allegri.

Allegri, për herë të parë në karrierën e tij në Serie A pëson një humbje në shtëpi me 3 gola diferencë dhe pa shënuar asnjë gol.

Në fakt një rezultat të tillë identik, Allegri e kishte pësuar por ka qenë në Ligën e Kampioneve në sezonin 2021-2022 ndaj Villarrealit kur drejtonte Juventusin.

Ndërsa kampionati nuk i kishte rezervuar kurrë Allegrit një rekord të tillë negativ. Për më tepër Milani nuk e regjistronte humbjen 0-3 në shtëpi prej 4 vitesh; ishte derbi me Interi në kohën e Covidit, pa publik në San Siro.

Teilen: