Monday, 4. May 2026
Sport

Massimo Moratti, në terapi intensive

GS 27/08/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital për shkak të një pneumonisë. Siç raportojnë mediat italiane, ai nuk është në gjendje kritike, megjithëse gjendja e tij mbetet serioze dhe  është nën vëzhgimin e mjekëve të cilët e kanë intubuar për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Moratti mbushi 80 vjeç vetëm pak muaj më parë. Një festë surprizë u organizua për këtë rast, ku morën pjesë shumë ish-lojtarë si Ronaldo, Vieri, Recoba dhe Pirlo, si dhe lojtarët kyç të tripletës së vitit 2010.

Djali i Angelos, pronarit të Interit të madh, mori drejtimin e Interit në vitin 1995 nga Ernesto Pellegrini. Nën udhëheqjen e tij, klubi fitoi 16 trofe.

Teilen: