Tuesday, 3. March 2026
Futboll

Mastantuono po rezulton një dështim i plotë, Real Madrid gjen zgjidhjen e vetme për të shpëtuar karrierën e argjentinasit

GS 03/03/2026 2 Min. Lesezeit

Franco Mastantuono luajti vetëm 20 minuta në humbjen e mbrëmshme të Real Madridit 0-1 ndaj Getafe në “Santiago Bernabeu” dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq. I transferuar në verë për 45 milionë euro nga River Plate, Mastantuono pritej të ishte ylli i ri i La Ligës, madje i konsideruar edhe si rivali kryesor i Lamine Yamal, por argjentinasi deri tani ka rezultuar një dështim i plotë.

Megjithatë, 18-vjeçari argjentinas ka besimin e plotë të drjtuesve të klubit të cilët janë të bindur në aftësitë dhe e cilësitë e tij, por nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë. “Defensa Central” zbulon se Real Madrid po mendon të veprojë me Mastantuono njësoj siç ka vepruar me bashkëkombësin e tij, Nico Paz, i cili po shkëlqen në Serie A te Como.

Ndaj, me shumë mundësi Mastantuono do të transferohet diku tjetër në verë në formë huazimi, për të fituar përvojën e nevojshme për të qenë i denjë për ekipin e parë të Real Madridit. Për agjentinasin ka interes të madh si nga klubet e La Ligës, ashtu edhe nga Serie A dhe Premier League.

Teilen: