Sunday, 26. April 2026
Sport

Masters 1000 Shanghai 2025/ Trupi tradhëton Djokoviç, i cili eliminohet nga numri 204 i botës

GS 11/10/2025 1 Min. Lesezeit

Novak Djokoviç ishte i rraskapitur në Rolex Masters 1000 në Shanghai. Pas një jave me disa fitore dhe disa dëmtime të vogla fizike 38 vjeçari, numri 5 në renditjen “ATP”, u dorëzua përballë monegaskut Valentin Vacherot.

Ecuria pozitive e tenistit serb u ndal në gjysmëfinale të turneut Master 1000 edhe pse përballë kishte tenistin, i cili rendetej i 204 në renditjen botërore.

“Nole” u mund në dy sete (6-3, 6-4) nga Vacherot, i cili shrytëzoi në maksimum avantazhin që i krijuan problemet fizike të rivalit.

Monegasku, i cili nisi turneun nga faza e eliminatoreve do të ketë një shans të artë për të arritur në finalen e parë të karrierës të “Masters 1000”.

Teilen: