E ardhmja e Italisë vendoset javën e ardhshme. Gjatë angazhimeve të radhës, kombëtarja axurre do të luajë “play off”-et për kualifikimin në Botërorin 2026. “Rino do ta shesë lëkurën shtrenjtë për të na çuar në Botëror. Ka marrë rolin më të vështirë që mund të merrte, kualifikimi direkt ishte praktikisht i pamundur. Po përpiqet të transmetojë entuziazmin e tij te skuadra”, – deklaroi Marco Materazzi, ish-kampion i Botës, në një intervistë për “VivoAzzurroTV”.
Në gjysmëfinale, Italia do të përballet në Bergamo me Irlandën e Veriut, ndërsa në rast të kualifikimit për finalen, do të ndeshet me fituesin e duelit Bosnje-Hercegovinë-Uells: “Nuk do të sfidojmë skuadra fantastike, por të forta. Rino duhet t’i lërë lojtarët të qetë. Do të duhet të shtyhet shumë, jam i bindur që po punon me maksimumin e profesionalizmit. Kjo është më e rëndësishmja për të qenë gati për këto dy sfida të vështira”.
Materazzi kujtoi edhe një moment special nga finalja e vitit 2006: “Kur Buffon ndaloi goditjen me kokë të Zidane, Rino donte të më vriste sepse nuk e kisha markuar. Në fakt po mbuloja Trezeguet, por me Rino ndonjëherë ishte më mirë të mos diskutoje”.