• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Materazzi: M’u duk i çuditshëm ky ‘Top i Artë’

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi është rikthyer të flasë për “Topin e Artë” dhe në veçanti Lautaro Martinez, i cili u pozicionua i shtati në renditjen përfundimtare të trofeut.

Nëse mund të votonit, ku do ta vendosnit Lautaro Martinez?

Padyshim në mesin e pesë më të mirëve. Asgjë për të thënë për Rodrin apo këdo që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Europian, si Carvajal. Lautaro fitoi gjithashtu dhe e bëri këtë me Interin e Argjentinën. Ai ka të drejtë të thotë që priste më shumë në edicionin e këtij viti të “Topit të Artë”.

Juria, ajo reale, nuk e vlerësoi më shumë se vendi i shtatë…

Ndonjëherë ata që zgjedhin e bëjnë këtë duke ndjekur rrugë të çuditshme, si të thuash. Për sa më përket mua, ‘Topi i Artë’ është një çmim që nuk do të thotë shumë. Vlera e vërtetë përcaktohet nga klubi me të cilin ju luani, kupat dhe trofetë që fitoni. Unë do të thosha se Lautaro është në formë mjaft të mirë. Po korr suksese njëri pas tjetrit me Interin, si kapiten. E njëjta gjë ndodh me të tek Argjentina, duke fituar një Kupë Bote dhe dy Kupa Amerike. Në të fundit u shpall golashënuesi më i mirë i turneut. Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi, këtë e thotë dikush që u bë kampion bote duke shënuar në finale kundër Francës dhe që nuk përfundoi as në ‘top 50’ në vitin 2006.

 

 

Next Post

Ertjan Kofsha nënkampion Europe, peshëngritësi i jep Shqipërisë një medalje të artë dhe dy argjendi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.