• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mateus analizon fitoren e Bajernit

27/08/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Lothar Matthäus ka analizuar fitoren e Bajernit të Mynihut të drejtuar nga Vincent Kompany, në javën e parë të Bundesligës për sezonin 2024/25. Për legjendën e futbollit gjerman mbrojtja bavareze le për të dëshiruar. Ndërsa ka drejtuar gishtin kundër Kim Min-jae për disa gabime të tij në mbrojtje.

Bajerni i Mynihut i drejtuar nga Vincent Kompany ka startuar me një fitore në Bundesligën e sezonit 2024/2025 sukses që vjen ndaj Wolfsburgut. Bavarezët arritën të fitojnë 3-2, duke marrë tri pikët e para nën drejtimin e Kompany, por për Sky Sport gjerman, Lothar Matthäus e komentoi kështu fitoren e parë të Bayernit të Munichut. “Bayerni e filloi me fitore sezonin e ri, edhe pse erdhi disi e vështirë, në fund llogariten tre pikët.

Edhe skuadra të tjera të kreut të Bundesligës si Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen e RB Leipzig patën vështirësi në ndeshjet e tyre. Eshtë normale në fakt në këtë fazë të parë të kampionatit, pas impenjimit në Evropian”. Mateus këmbëngul që mbrojtja bavareze nuk është bindëse e ka lëshur kritika të ashpra ndaj mbrojtësit Kim Minjae.

“Mbrojtja vazhdon të mbetet thembra e Akilit te Bayerni. Sigurisht, edhe gabimet e bëra nga Kim Min-jae dhe Upamecano janë temë e diskutimit në dhomën e zhveshjes. Nuk mundet që Kim të luajë sikur është te Napoli. Ata kanë një tjetër mënyrë të luajturi në mbrojtje, në krahasim me bajernin”.

“Nuk dua ta ofendoj Kim, por thjesht ai nuk është i qartë, i shpejtë dhe i sigurtë. Mua nuk më ka pëlqyer që në fillim. Nuk është lojtar për bajernin e Mynihut. Nuk është në lartësinë e duhur. Unë pres më shumë në përgjithësi në fakt nga Bajneri i Myihut– u shpreh legjenda e futbollit gjerman.

 

 

 

Next Post

Juventusi e ka nisur sezonin me dy fitore, Mota: Duhet shpërblyer puna e klubit, me mua luajnë më të fortët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.