• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mateus këshillon Nagelsman: Ja roli ideal i Kimish te Gjermania

05/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në rubrikën e tij të “Sky”, Lotar Mateus, komentoi vendimin e trajnerit të kombëtares, Julian Nagelsman ,rreth kapitenit.mateus“Ne kemi një kapiten të ri në Joshua Kimish. Ai është zgjedhja logjike dhe e duhur”. Legjenda 63-vjeçare shpjegon arsyen e zgjedhjes së duhur: “Qëndrimi i tij, performanca dhe përvoja flasin vetë. Ai gjithashtu vendos gishtin në plagë verbalisht dhe tani si kapiten lejohet edhe më shumë ta bëjë këtë”, tha Mateus. Eksperti i “Sky” supozon gjithashtu se Kimish do të mbajë shiritin e kapitenit te Bajerni së shpejti: “Nëse ai luan Mynih më gjatë sesa Manuel Nojer, atëherë ai do të mbajë edhe shiritin në klub të ardhmen”. Lotar, megjithatë, shpreson që kapiteni aktual do ta drejtojë skuadrën nga mesfusha: “Unë e preferoj kur kapiteni luan në qendër dhe jo në prapavijë, por Filip Lahm gjithsesi bëri një punë të shkëlqyer dhe natyrisht edhe Manuel Nojer nga mbrapa. Megjithatë, nëse mund ta dëshiroja, atëherë trajneri duhet ta zhvendos Joshuan në mes të aksionit”. Nga ana tjetër, Nagelsman ende po planifikon të përdorë Kimish si mbrojtës i djathtë, siç zbuloi në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë.

DEKLARATA E NAGELSMANIT – “Fillimisht ai është planifikuar si mbrojtës i djathtë. Por kjo mund të ndryshojë”, tha shkurtimisht mbi rolin e Kimish “timonieri” i përfaqësues gjermane. Si te Bajerni, ashtu edhe te “Pancerat” pozicioni i Kimish në të ardhmen mbetet një mister mes mbrojtësit të djathtë dhe mesfushorit me prirje organizative.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi mposht Ronaldon, por del i treti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.