• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mateus, më në fund i kënaqur: Ky është Bajerni më i mirë

01/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse Bajerni nuk mundi të merrte më shumë sesa një barazim 1-1 në ndeshjen kryesore kundër Bajer Leverkusen, pavarësisht stilit të tyre dominues të lojës, zhvillimi i rekordmenëve nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani po tregon qartë përmirësim. Jo vetëm që rezultatet janë sërish të mira, bavarezët po dominojnë vërtet kundërshtarët e tyre.

mateus

Ish-futbollisti, njëherazi eksperti televiziv, Lotar Mateusm është shfaqur si një tifoz i madh i binomit Kompani-Bajern. Mateus, i cili luajti 410 ndeshje për skuadrën nga Mynihu, sheh përparim të rëndësishëm:

RINGRITJA – “Ky është ekipi më i fortët që kam parë deri më tani. Sipas mendimit tim, edhe më mirë sesa nën drejtimin e Pep Guardiolës, sepse ata gjithashtu luajnë përpara furishëm”, shpjegoi 63-vjeçari në “Sky90”. Krahasimi i Kompanis me Guardiolën pas vetëm disa muajsh është sigurisht i diskutueshëm. Por kampioni i botës i vitit 1990 e justifikoi mendimin e tij: “Ata përpiqen gjithmonë të luajnë përpara dhe jo vetëm përballë dhe mbrapa me zotërimin e topit”, tha ish-mesfushori.

Lotar është i bindur, Kompani e bën ekipin më të mirë. Nga këndvështrimi i “rekordmenit”, Vinsent Kompani po arrin të përmirësojë lojtarët individualisht, veçanërisht Daiot Upamekano dhe Minjae Kim, të cilëve u dha vetëbesim të ri: “Të dy qendërmbrojtësit janë kritikuar me të drejtë në shtatë-tetë muajt e fundit. Trajneri i ktheu ata në rrugën e duhur. Është kënaqësi të shohësh bavarezët përsëri”.

Megjithatë, Mateus e di se fazat vendimtare të sezonit janë ende përpara dhe se kundërshtarët kanë qenë kryesisht më pak të fortë deri më tani: “Sigurisht që kështu ishte më shpesh kundër kundërshtarëve më të dobët si Zagrebi dhe Holshtain Kil, por kundër Leverkusenit, ky dominim, këtë imazh për veten, këtë kompaktësi dhe gjithashtu mbrojtjen e hekurt, është ajo që riktheu Kompani”, përfundoi 63-vjeçari Lotar Mateus.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayer Leverkusen – Milan, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.