Lotar Mateus e ka cilësuar të pakuptueshëm shpërthimin e Antonio Rydiger në fund të ndeshjes mes Real Madrid dhe Barcelonës, finalen e Kupës së Mbretit. Mbrojtësi gjerman gjuajti me një qese akulli gjyqtarin e ndeshjes dhe përfundoi me karton të kuq pas këtij reagimi të ekzagjeruar, ku u deshën disa persona që ta ndalnin e largonin nga fusha e lojës.
Legjenda Mateus, nuk është kursyer në komentin e tij pas kësaj sjellje të mbrojtësit të përfaqësueses gjermane.
“Dukej sikur ishte i çmendur, kishte humbur plotësisht kontrollin”, tha ai për “Sky Sports”, ku insistoi se lojtarët e përfaqësueses, duhej të kishin një lloj tjetër sjellje.
“Ai është një futbollist i përfaqësueses, duhet të jetë një model për të tjerët, por e harroi plotësisht këtë. Nëse do ia hidhte me një pezullim prej katër javësh, mund ta cilësojë veten të kënaqur. Unë mendoj më shumë për një skualifikim me dy shifra. Unë pres një skualifikim të madh”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL