• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mateus paralajmëron bavarezët për Konten: Lojtarët e Bajernit nuk janë mësuar me rregulla strikte

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lotar Mateus ka shfaqur këndvështrime të ndryshme në lidhje me trajnerin e ri të Bajernit. “Pika e dobët” e Lotarit përkon me emrin e Julian Nagelsman, por nuk ka asnjë pikë kontakti aktualisht mes palëve.

MATEUS

Paraqitjet e mira të “pancerave” kundër Francës dhe Holandës kanë bindur bordit e Federatës Gjermane të Futbollit të “blindojë” teknikun 36-vjeçar përtej “Euro 2024”-ës. Personazhi më “i nxehtë” që po lakohet në Mynih është karizmatiku italian, Antonio Konte.

Grinta e ish-trajnerit të Juventusit, Interit dhe Çelsit është ende duke shijuar pushimet, por që prej nisjes së ciklit 2024-2025 do të kthehet sërish në detyrë. Në panoramën e Lotar Mateus, “bashkëjetesa” e Kontes me Uli Hënes dhe pjesën tjetër të bordit nuk do jetë aspak e lehtë:

“Së pari dua të them se trajneri i ri te Bajerni duhet të ketë përshtatje në spektrin e filozofisë dhe të ketë plan afatgjatë bashkëpunimi. Konte është një emër i madh në futbollin botëror. Ai ka drejtuar jo vetëm në nivel klubesh. Ka korrur sukses me Juven, Interin, Çelsin dhe është përpjekur të lartësojë Totenhemin, pa anashkaluar ecurinë pozitive me kombëtaren italiane.

Lojtarët e Bajernit nuk janë mësuar me rregulla strikte, ndërsa largimi i Antonios nga Interi erdhi si pasojë e mosplotësimit të kërkesave në treg. A do e përballojë dot Bajerni këtë faktor imponues? Pyetje që duhet menduar mirë përpara se të nisin bisedimet.

Personalisht do të më pëlqente si opsion edhe Kristian Straish. Ai e njeh mirë Bundesligën dhe gjithmonë është vlerësuar për kontributin në një ekip mesatar. Të shohim se çfarë do të ndodhë, pritet verë ‘e nxehtë’ në pankinën e kampionëve gjermanë”, e mbylli Mateus në “Sky Sport.de”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gol dhe asist, “show” i Bajramit me Sassuolon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.