• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Matheus Cunha thyen heshtjen mes zërave për një kalim të mundshëm tek Man United

26/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Objektivi kryesor i verës për Manchester United, Matheus Cunha, ka thyer heshtjen mes zërave për një transferim të mundshëm në verë tek ‘Djajtë e Kuq’.

Cunha pati një paraqitje fantastike në fitoren që Wolves e mori sot (e shtunë) ndaj Leicester Cityt me rezultat 3-0.

Braziliani shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime, duke e çuar në 15 shifrën e golave të realizuar në Ligën Premier, duke u bërë kështu braziliani i dytë me më së shumti gola në një edicion të vetëm.

Pas ndeshjes, Cunha nuk i shpëtoi pyetjes për të ardhmen e tij, por ai dha një përgjigje mjaft diplomatike për BBC Sport.

“Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj këtij klubi, të gjithëve dhe duam t’i dëshmojmë tifozëve tanë kapacitetin që kemi”.

“Ne po fillojmë të marrim pikët të cilat i meritojmë dhe t’i dëshmojmë secilit punën tonë”, ka thënë Cunha.

Lexo po ashtuManchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Është e qartë se Cunha nuk dëshiron të flasë shumë për të ardhmen e tij teksa kanë mbetur edhe pak ndeshje para përfundimit të sezonit 2024/2025.

Ai ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 29 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon.

Next Post

VIDEO/ Gol dhe asist brenda 3 minutave, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë vazhdon të shkëlqejë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.