• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Matia Binoto: Hamilton, mosha bën të vetën…

12/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Formula 1 do të zhvendoset këtë fund javë në Kanada për ndalesën e radhës së Kampionatit Botëror. Cirkuiti “Gilles Villeneuve” i sjell kujtime të bukura Luis Hamiltonit, i cili në vitin 2007 në Montreal ka shënuar edhe fitoren e parë të karrierës.

Britaniku do të kërkojë kthesën në Kanada në një sezon të vështirë me Ferrarin. Luis renditet i 6-ti në kampionat me 71 pikë dhe nuk po arrin të përshtatet me makinën, madje duke mos mundur të konkurrojë as me shokun e skuadrës, Sharl Lëklerk.

Një ecuri që ka sjellë kritika të shumta në drejtim të shtatë herë kampionit të botës. Së fundmi ai që e ka “thumbuar” pilotin britanik është ish-shefi i Ferrarit, Matia Binoto, aktualisht drejton projektin e Audit.

Binoto i thekson moshën e madhe (40 vjeç) Hamiltonit. “Luis tashmë është në një moshë të caktuar”, thotë Binoto për “Automoto.it”, teksa më tej shton: “Ferrari nënshkroi me të kur ai tashmë është në fund të karrierës. Duhet ta kishin marrë disa vite më parë”.

Binoto më pas tregon se Hamiltonin kishte dashur ta afronte katër vite më parë te Ferrari. “Ai është një pilot i jashtëzakonshëm, do të donim ta kishim në vitin 2021”, tha ai.

Tashmë britaniku duhet të bëjë një hap tjetër përpara me makinën SF-25 aktuale. Të përmirësojë pak më shumë stilin e tij të drejtimit, të përmirësojë kohët e tij krahasuar me ato të Lëklerkut. Por në Maranelo nuk kanë shumë kohë për të pritur, aq më tepër që viti 2026 sjell edhe ndryshimet në rregullore.

Herën e fundit që rregulloret ndryshuan, Ferrari doli fuqishëm në skenë si forcë dominuese, derisa Red Bulli dhe Adrian Njuei bënë lëvizjen e tyre, duke realizuar ndryshimet e duhura. Nëse Ferrari ia del në zhvillimin e makinës me rregulloret e reja, Hamilton mund të jetë vendimtar për ta rikthyer “kokëkuqen” në garën për titullin, me kurorën që mungon në Maranelo që prej vitit 2007 me Kimi Raikonenin.

Next Post

Ditë intensive te Milani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.