• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Matias Soule afër transferimit te Roma

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Matias Soule një hap larg Romës. Verdhekuqtë duket se kanë vendosur të kënaqin pretendimet e Juventusit për sulmuesin e talentuar argjentinas dhe të mposhtin njëherë e mirë konkurrencën me anglezët e Leicester.

Media italiane bën me dije se pas këmbënguljes së De Rossit për të pasur Soule në ekip, drejtuesit e Romës kanë vendosur të paraqesin një tjetër ofertë, këtë herë 26 milionë euro kesh dhe 4 të tjera në formë bonusi lehtësisht të arritshëm.

Këto shifra kanë joshur jo pak drejtorin sportive të bardhezinjve, Christian Giuntoli, i cili pritet t’i ndezë dritën jeshile transferimit të Soule te Roma, pas një sezoni mjaft pozitiv te Frosinone, ku ishte në huazim.

Me paratë që pritet të arkëtojë nga shitja e argjentinasit, Juventusi pritet të bëjë një tjetër sulm, këtë herë për holandezin Koopmeoiners, për kartonin e të cilit Atalanta pretendon të paktën 60 milionë euro.

Më pas bardhezinjtë pritet të kthejnë vëmendjen në mbrojtje, ku synohet ish-mbrojtësi i Barcelonës Todibo, por edhe në krahët e sulmit, ku Adeyemi, Galleno e Jadon Sancho janë alternativat e preferuara nga trajneri Motta.

Next Post

Shqipëria gjobitet sërish nga UEFA për ngjarjet në “Euro 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.