Nënshkrimi me Sadio Manen ka qenë një gabim i Bayern Munich, sipas legjendës së klubit gjerman, Lothar Matthaus.
Senegalezi duket se do të largohet nga Bayern Munich pas vetëm një sezoni në Gjermani.
Futbollisti mund të rikthehet në Angli pasi siç është raportuar Newcastle është i interesuar ta transferojë atë.
“Ndoshta kjo marrëdhënie ishte një nga gabimet e shumta që ka bërë Bayern në dymbëdhjetë muajt e fundit. Nuk e shoh atë të qëndrojë në klub përtej fundit të këtij sezoni”, ka thënë Matthaus.