• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Matthaus: Kane do ta thyejë rekordin e Lewandowskit

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Harry Kane e ka nisur për mrekulli aventurën e tij te Bayern Munich, duke shënuar gola shumë të rëndësishëm.

Sulmuesi anglez në 11 ndeshje në Bundesliga ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë duke prirë në listën e top shënuesve në elitën e futbollit gjerman.

Megjithatë anglezi do ta ketë para vetes një objektiv për ta thyer rekordin e polakut Robert Lewandowski.

Reprezentuesi polak në sezonin 2020/21 ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 41 gola në Bundesliga dhe shtoi shtatë asistime.

Legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus, është i bindur se Kane do ta thyejë rekordin e Lewandowskit kur kanë mbetur edhe 25 ndeshje deri në fund.

“Pas ruajtjes së trendit pozitiv ndaj ekipeve jo të lehta në mbrojte si Dortmundi dhe Heidenheim, jam i bindur se Kane do ta thyejë rekordin e Robert Lewandowskit. Rruga është e gjatë, vetëm ndonjë dëmtim i rëndë do ta bënte të pamundur, por s’besoj, marrë në konsideratë rezistencën e anglezit”, ka thënë Matthaus. “Ai ka luajtur në Ligën Premiere, kampionati më dinamik dhe ia ka dalë, ndërsa Gjermania disi më e butë në ndërhyrje. Interpretimi i pykës së kampionëve në ligë vërtet speciale. Mjeshtëria në ndaljen e topit, ekzekutimi i goditjeve, qetësia dhe mbështetja që u fal shokëve të ekipit, e ka ngritur kaq lart grupin e Tuchelit”, ka deklaruar Matthaus.

Next Post

Një emër i ri për sulmin e Interit, reparti ofensiv mund t’i besohet një ukrainasi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.