• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Matthaus kritikon çmimin e akorduar nga FIFA

16/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Po diskutohet shumë fitorja e Lionel Messit si lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj, në vitin 2023.

Një shpërblim (çmim) i pakuptueshëm, duke qenë se afati kohor i referuar për votimin filloi nga 19 dhjetori 2022, duke përjashtuar kështu Botërorin e Katarit, kompeticion që e kishte parë protagonist absolut yllin argjentinas.

Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman dhe fitues i çmimit “FIFA World Player” në vitin 1991, dha mendimin e tij për “Sky Deutschland”: “Nëse shikoni sukseset e mëdha, nuk ka asnjë mënyrë të evitosh Manchester City për vitin 2023.

Prandaj, edhe në rastin e lojtarit më të mirë, zgjedhja duhej të kishte rënë mbi Erling Haaland.

Ai ka fituar tituj më të rëndësishëm me City; përqindja e golave ​​të tij është mbresëlënëse, diçka vendimtare për këtë çmim”.

Messi përfundoi i barabartë në pikë me Haaland në votim, por çmimi shkoi për argjentinasin, pasi referencë e parë e përdorur nga FIFA në rastet e dy kandidatëve me pikë të barabarta është ai i votave të kapitenëve të kombëtares, më shumë në favor të “Pulga”.

Next Post

FOTO/ Nga prezantimi tek finalja e Tiranës, ja momentet e veçanta të Murinjos tek Roma

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.