Golashënuesi më i mirë në historinë e Galatasaray-it, Mauro Icardi, mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Stambolli.
Argjentinasit i mbaron kontrata me klubin turk në fund të këtij sezoni dhe deri tani nuk ka lajme për ndonjë rinovim të mundshëm, kështu që rriten gjasat për një largim falas të Icardi-t në verë.
Për 32-vjeçarin ka një interes të madh nga disa klube dhe liga të ndryshme, së fundmi në garë për të është futur edhe Real Betis. Klubi andaluzian e sheh si një mundësi ideale transferimin falas të Icardi-t, që padyshim do të ishte një ndihmë e madhe në arritjen e objektivave të klubit.
Por, ka një problem në këtë mes, që është paga e majme që Icardi merr te Galatasaray, e cila është shumë larg asaj që mund t’i ofrojë Betis. Megjithatë, nëse sulmuesi vendos të pranojë një ulje rroge, gjithçka është e mundur.